“Marshojnë” bankat europiane – Sektori me rritjen më të madhe, blerjet shënojnë rekord
Bankat Europiane kanë pasur një performancë pozitive këtë muaj dhe investitorët janë pozicionuar për një rritje të mëtejshme. Ndërsa huadhënësit kanë pasur rritjen më të madhe në krahasim me sektorët për muajin Mars, tregtarët e opsioneve kanë rritur volumin e kontratave për blerje (call) në indeksin Euro Stoxx Banks, në nivele rekord.
Ndërsa nënperofmanca e viteve të kaluara i ka bërë aksionet e bankave në Europë më të lira, faktorët që kanë sjellë dëme për sektorin po përmbysen. Të dhënat pozitive mbi ekonominë po hapin dritën e gjelbër për një tkurrje të politikave monetare, që përkthehet në rritje të marzhit të huadhënësve.
Në të njëjtën kohë, rreziqet politike po zbehen ndërsa sondazhet tregojnë se kandidatja anti-euro Marine Le Pen nuk ka gjasa të fitojë. Optimizmi mbi rritjen ekonomike të rajonit dhe yield-et më të mëdha të titujve të borxhit kanë rritur indeksin Euro Stoxx Banks me 11% për këtë muaj, duke e çuar normën vjetore në 7.7%.
Në muajin Mars, rreth 170,000 opsione për “call” në matësin e performancës së bankave europiane janë hapur mesatarisht çdo ditë, shifër tre herë më e madhe se opsionet “put”.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.