Masa e pazakontë gjatë pandemisë/ Funksionari lokal kërkon falje për spërkatjen e plazhit me dezinfektues
Një zyrtar në Spanjën jugore ka kërkuar falje për spërkatjen e plazhit lokal me zbardhues të holluar në përpjekje për të mbrojtur banorët nga COVID-19.
Fshati piktoresk i peshkimit të Zahara de los Atunes dërgoi traktorë të pajisur me spërkatës përgjatë një pjese të plazhit të tij javën e kaluar ndërsa vendi lehtësoi disa nga masat kufizuese të vendosura prej pandemisë së COVID-19 duke lejuar si fillim daljen e fëmijëve të vendit pas gjashtë javësh izolim.
Spanja ka qenë në mesin e vendeve më të goditura nga Koronavirusi, me më shumë se 23.800 viktima.
Vendimi për dezinfektimin e plazhit ka zemëruar ambientalistët. “Është krejtësisht absurde,” tha María Dolores Iglesias Benítez. “Plazhi është një ekosistem i gjallë. Dhe kur e spërkatni me zbardhues, ju po vrisni gjithçka që ndeshni.” Iglesias Benítez drejton një shoqatë lokale që ka qenë aktive në mbrojtjen e zonës, e cila shërben si një tokë fole për disa lloje shpendësh migratorë.
Funksionari komunal, Agustín Conejo, tha që veprimet e tij ishin motivuar vetëm nga dëshira për të mbrojtur fëmijët. “Unë e kuptoj se ishte një gabim,” i tha ai transmetuesit Canal Sur. “Por ajo u bë me qëllimet më të mira.”(TheGuardian)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.