Masa e vendit skandinav për koronavirusin – Duhet ndihmuar ekonomia, pagat e privatëve i jep shteti
Suedia ka vendosur të zgjerojë një program ekzistues të mbështetjes për bizneset, në mënyrë që të mbrohet ekonomia e vendit nga rreziku i koronavirusit, sipas mediave lokale.
Ministrja e Financave, Magdalena Andersson tha se virusi “ka treguar qartë se prodhimi dhe vendet e punës në Suedi preken nga ndërprerjet jashtë vendit, dhe se rregulla të reja janë të nevojshme”,
Marrëveshja, e cila u arrit mes qeverisë së drejtuar nga partia Social-Demokrate, partia Qendrore dhe partia Liberale, nënkupton ofrimin e mbështetjes së shtetit për një periudhë gjashtë mujore për të mbuluar koston e pagave për stafin, në rrezik të humbjes së vendeve të punës për shkak të ndërprerjeve të tregtisë.
DOSTI BANUSHI – SCAN
BURIMI: BLOOMBERG
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.