Masa shtesë kundër COVID -19 – Manastirliu: Po përgatitemi për skenarët më të këqinj
Rritja e numrit të qytetarëve të prekur me COVID-19 nga dita në ditë, e ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa shtesë parandaluese, për të frenuar disi zinxhirin e përhapjes së infeksionit. Ministrja Ogerta Manasatirliu, bëri me dije se për t’iu përgjigjur edhe përiudhës së vjeshtës kur pritet një shtim i rasteve, po fuqizohen kapacitet spitalore si dhe po bëhet gati hapja e dy spitaleve të tjera COVID.
Ministrja theksoi se këto masa janë të domosdoshme për t’iu përgjigjur situatës me të cilën po përballet vendi dhe në kuadër të tyre është miratuar edhe akti normativ, i cili parashikon penalitete të larta deri në pezullim të aktivitetit për një vit, për klubet e natës që ushtrojnë aktivitet pas orës 22:00.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.