Masat e Bankës së Anglisë. Do pezullojë pagesat e dividentëve nga bankat, prej pandemisë
Banka e Anglisë do të vlerësojë nëse do të zgjasë ndalimin e pagesave si dividentët dhe riblerjet e aksioneve nga bankat deri në fund të vitit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Huadhënësit britanik, nën presion nga Banka e Anglisë, arritën në dakordësi në Mars për të pezulluar këto pagesa këtë vit, në mënyrë që të ruhet kapital për të ndihmuar kompanitë dhe familjet e goditura nga karantina.
Bonuset ndaj stafit të lartë u hoqën gjithashtu. Banka e Anglisë deklaroi do të ndërmarrë një vlerësim në tremujorin e katërt për planet e shpërndarjes së bankave përtej fundit të 2020-s. “Vlerësimi do të bazohet tek pozita aktuale dhe e projektuar e kapitalit të bankave dhe do të llogarisë nivelin e pasigurisë mbi ekonominë, kushtet e tregut dhe trajektoret e kapitalit”, deklaroi institucioni.
Huadhënësit britanik do të publikojnë performancën për tremujorin e dytë së shpejti, ku pritet të tregojnë provizione më të mëdha për kreditë, të ndikuara nga pandemia. Banka e Anglisë bëri të ditur se këto pagesa janë një pjesë e rëndësishme e funksionimit të sistemit bankar, por pezullimi i tyre është masë parandaluese, duke marrë parasysh rolin unik të bankave në mbështetjen e ekonomisë gjatë pandemisë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.