Masat e reja/Shtet-rrethimi kalon Tiranën e Durrësin. Shtrihet në Lezhë, Shkodër, Elbasan, Vlorë e Fier. Mbyllen lokalet, ndalohen makinat
“2 javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit të virusit në të gjithë territorin. Rritja e numrave do të vijojë dhe nuk e dijmë se sa lart do të ngjitet kurba”. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit në një video-komunikim në rrjetet sociale ku kërkoi që të zbatohen masat e marra dhe të evitohen lëvizjet e panevojshme nga banesat, si përgjigjia më e mirë që mund t’i jepet kësaj emergjence.
Në këtë komunikim, kryeministri paralajmëroi zgjerimin e mëtejshëm të hartës së masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Të njëjtat masa që janë marrë në Tiranë e Durrës tashmë do të shtrihen edhe në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier e Vlorë. Nga dita e diele, në orën 06:00 të mëngjesit do të mbyllet lokalet dhe aktivitetet ekonomike, me përjashtim të farmacive e marketeve, në këto qarqe. Po ashtu, do të ndalohet qarkullimi jo vetëm brenda qyteteve por edhe mes tyre.
Pra do të ndalohet qarkullimi i autobuzëve dhe mjeteve private në Fier, Vlorë, Elbasan, Shkodër e Lezhë ashtu sikurse edhe mes tyre. Po ashtu do të ndalohet qarkullimi edhe mes Elbasanit dhe Korçës. Përjashtim nga ndalimi do të bëjnë automjetet e mallrave dhe autoambulancat. Ndërsa për të lëvizur do të duhet pajisja me akreditim të posaçëm në policinë rrugore.
SCAN
Mirëmbrëma😊🔴 TË GJITHË DO TË DALIM MË TË MIRË NGA KJO LUFTË!
Posted by Edi Rama on Friday, March 13, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.