Masat kundër erozionit në brigjet e Bunës – SH.A Korporata Elektroenergjitike shpall tenderin
SH.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shpallur tenderin me objekt “Masat kundër erozionit në brigjet e Bunës/ripyllëzim në zonat që përmbyten”. Fondi i vënë në dispozicion është 9.7 milionë lekë.
“Qëllimi projektit është ripyllëzimi me lloje të përshtatshme për mjedisin ekologjik dhe kërkesat shoqërore të komunitetit që e rrethon, sikurse doli edhe nga konkluzionet e komitetit të emergjencës civile, përmbytjet nga lumi Buna në këto zona është tepër shqetësues, me pasoja dhe dëme të pallogaritshme” shkruhet në detajet e projektit.
Afati kohor për ekzekutim është 3 vite, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.