Masat kundër koronavirusit /Futet në aksion Policia e Shtetit. 215 patrulla në terren. Mbyllen 522 lokale dhe bare (VIDEO)
Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.
“Në zbatim të këtij telegrami, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave. Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.
Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore” njofton Policia.
SCAN
Policia e ShtetitNë zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.Në zbatim të këtij telegrami, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore.
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, March 11, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.