Masat ndaj COVID-19/ A duhet ta blejmë bukën e prerë apo jo?
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se gjatë kontrollit pranë furrave të bukës, ku përveç kushteve higjenike si mbajtja e dorezave, maskave dhe respektimi i distancës ndërmjet klientëve si shtim i masave ndaj Koronavirusit, ka qenë edhe trajtimi dhe shërbimi i bukës.
Inspektorët e AKU-së kanë udhëzuar shitësit e bukës që të shmangin në mënyrë kategorike prerjen e bukës, pasi kjo gjë sjell intoksinimin e saj dhe cënon shëndetin e konsumatorëve.
“Shtimi i masave higjenike dhe zbatimi me rigorozitet i udhëzimeve dhe këshillave të Inspektorëve të AKU-së do të shërbejnë për rritjen e sigurisë dhe shmangjen e përhapjes së Koronavirusit,” shkruhet në njoftim.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton të gjithë konsumatorët që të refuzojnë bukën e prerë duke u bërë kështu bashkë në forcimin e mëtejshëm dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.