Masat ndaj COVID-19/ AKU gjobit me 400 mijë lekë dhe mbyll aktivitetin e një furre buke
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor në kuadër të zbatimit të masave ndaj COVID-19, ka ndërrmarë masëa administrative gjobë për një furrë buke në Fier. AKU në sajë të monitorimeve dhe kontrolleve të kryera në një subjekt “Njesi prodhimi/tregtimi buke” ka konstatuar prodhimin dhe tregtimin e produktit bukë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, të cilat cënojnë rëndë sigurinë e produktit dhe ndikojnë në shëndetin e konsumatorëve.
Gjithashtu gjatë kontrollit nga trupa inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte dhe manualin e vetëkontrollit (HACCP) ndaj referuar këtyre shkeljeve ligjore , trupa inspektuese mori ndaj subjektit masat administrative “gjobë”:
- a) “Gjobë” 300,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare,
- b) “Gjobë” 100,000 lekë për mungesë të manualit të vetëkontrollit (HACCP),
- c) “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” deri në plotësimin e mangësive.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve Shqipëtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.