“Mashtrimi i çuditshëm kontabël” që fshihet pas marrëveshjes së kompanive kineze në lidhje me pasuritë e paluajtshme

Korporata e madhe Dalian Wanda është duke shitur një grumbull parqesh dhe hotelesh për 9. 3 miliardë dollar te Sunac, një zhvillues kinez.
Kjo është parashikuar të jetë si një nga marrëveshjet më të mëdha kineze për sa i përket pasurive të paluajtshme. Mirëpo, Wanda po krediton pothuajse gjysmën e shifrës totale të Sunac me qëllim që të mbyllë marrëveshjen.
Në fakt është një mënyrë e çuditshme për të financuar shitjen dhe detajet mbeten ende të pazbuluara.
Siç duket, Wanda do të sigurojë një hua trevjeçare bankare prej 29.6 miliard juan dhe t’ua huazojë këto para Sunac. Pastaj Sunac do të përdorë këto para për të marrë pronësinë e këtyre pronave sipas të dhënave nga bursa.
Të dy kompanitë kanë thënë se Sunac do të marrë të gjitha kreditë që lidhen me këto asete, por nuk e kanë sqaruar shumën përkatëse. Edhe pse Sunac do të ketë pronësinë, Wanda do të vazhdojë të menaxhojë dhe të operojë pronat që mbeten nën markën e saj.
Me fjalë të tjera, mesa duket ajo që po ndodh është se Sunac nuk po merr borxh për të bërë blerjen pasi Wanda po kalon paratë dhe po e siguron vetë kredinë.
Marrëveshja hedh dritë mbi llojin e numrave që kompanitë munden të bëjnë. Mendojeni në këtë mënyrë: Ju ia shisni shtëpinë të afërmve tuaj por merrni një kredi bankare dhe ja huazoni të afërmve tuaj paratë për të kryer blerjen.
Pavarësisht kësaj ju do të vazhdoni të jetoni në atë shtëpi dhe do të paguani kredinë tuaj bankare, por në qoftë se gjithçka shkërmoqet dhe nevojitet një rinovim i madh, atëherë ky do të jetë problemi i të afërmit tuaj.
Pa detaje të mëtejshme është e vështirë për ekspertët dhe aksionerët të kuptojnë natyrën e vërtetë të kësaj marrëveshjeje, përtej llogaritjeve në prapaskenë. Sido që të jetë, ky detaj financiar është i pazakontë dhe ka arritur të alarmojë disa.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.