Mashtronte biznesmenët-Arrestohet 64 vjeçarja që premtonte projekte të mëdha ndërtimi
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetase me akuzën e mashtrimit të disa biznesmenëve që u premtonte projekte te mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.
Sipas policisë shtetasja është V.P, 64 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i saj u bë nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas marrjes së kallëzimit nga disa biznesese se kjo shtetase kishte mashtruar dhe përvetësuar fondet e tyre për fitime personale.
Kjo shtetase, shkruhet në njoftimin e policisë, prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm të cilëve ju premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.
Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj shtetaseje do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.