May, një zonjë e hekurt për Brexit
Theresa May është e ngarkuara me barrën për t’u përballur me divorcin e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.
Pesë janë problemet kryesore të saj: koha e shkurtër për të arritur një marrëveshje, paratë që do të paguajë Britania për zotimet e saj si pjesë e BE-së, Skocia që kërkon një tjetër referendum pavarësie, përçarjet me të cilat hyn vendi në negociata dhe pritshmëritë e tregjeve dhe opinionit publik.
Gjithsesi 60-vjeçarja, kryeministrja e “bashkimit” zgjedhur pas referendumit popullor, është politikania e duhur për t’u përballur me këtë gjë.
Ndonëse popullaritetin në ditët e hershme në Westminster e fitoi nga takat e saj dhe shija e përgjithshme në të veshur; pika e saj e fortë është ashpërsia e saj në politikë.
Ajo është një nga femrat e pakta që kanë qëndruar në pozitat më të larta për 17 vjet dhe nuk ka patur frikë t’i thotë anëtarëve të saj të partisë të vërteta të hidhura, si në vitin 2002 kur u tha: “E dini si na quajnë disa njerëz? Partia e ndyrë”.
Para se të bëhej kryeministre, May ishte sekretare e brendshme për mbi 6 vjet dhe hyri në histori si personi i dytë që qëndron më gjatë në këtë ministri.
E bija e famullitarit të Kishës së Anglisë, i cili vdiq në një aksident kur ajo ishte vetëm 25 vjeç, vjen nga shtresa e mesme e popullisë. Kjo e afron atë më tepër me Margaret Thatcher se me pararendësin e saj në detyrë.
E reja Theresa Brasier bënte në jetën e fshatit dhe punonte fundjavave në furrën e bukës për të fituar para xhepi.
Ashtu si Thatcher, ajo studio në Oxford dhe shumë shpejt jeta e saj personale dhe publike u bënë të padallueshme. Miqtë e saj të shkollës thonë se nuk mund të kujtohen për një periudhë kohe kur ajo nuk kishte ambicie politike.
Shpejt ajo u bë këshilltare bashkiake në Merton dhe në harkun e një dekade u ngrit duke u bërë deputete. Por May synonte më larg se aq.
Zonja May iu bashkua qeverisë në hije, në vitin 1999 si sekretare në hije e arsimit. Në vijim ajo mbajti të tjera “poste” opozitare si sekretare në hije e punës dhe pensioneve.
Kur më në fund, konservatorët dhe liberal demokratët formuan qeverinë e parë të koalicionit në 70 vjet, emërimi i saj si sekretare e brendshme erdhi si surprizë. Askush nuk priste të zgjaste aq shumë në këtë detyrë, por karakteri i saj dhe përkushtimi ndaj punës bënë që ajo të dallonte.
Niveli i krimeve ra gjatë kohës kur ajo ishte në krye të ministrisë, por zyra e patentave ishte pranë shkrirjes, kur qeveria nuk mbajti dot nivelin e emigrantëve nën 100 mijë në vit.
David Cameron konfirmon zërat se ajo ishte “një Zonjë e Ftohtë dhe nuk bënte muhabet me njerëzit”. “Ajo është instinktivisht e mbyllur dhe e ngurtë”, thotë ish-kryeministri.
Në aspektin personal Theresa është e martuar me Philip May, një bankier. Çifti nuk ka fëmijë, por ndajnë së bashku një dashuri për kriketin dhe kërcimin. Ata janë të martuar prej 36 vjetësh.
May pëlqen gjithashtu ngjitjet në mal dhe është një kuzhiniere e shkëlqyer, madje thotë se ka mbi 100 libra gatimi. Ajo është praktikante e kishës anglikane por pëlqen faktin që këto gjëra nuk ndërhyjnë në politikën britanike.
Zonja May ka diabet të tipit 1, që do të thotë se do injektojë insulinë dy herë në ditë deri në fund të jetës.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.