May për bizneset britanike – Zbut shqetësimet, flet për arritjen e marrëveshjes tregtare me BE
Kryeministrja e Britanisë Theresa May, siguroi liderët e bizneseve për angazhimin në arritjen e një marrëveshjeje tranzitore pasi Britania të dalë nga blloku, në përpjekje për të zbutur shqetësimet e tyre për një ndërprerje të ashpër.
Në një fjalim drejt Konfederatës së Industrisë Britanike, May theksoi rëndësinë e një marrëveshje tranzitore, pasi ka trazuar ekzekutivët së fundmi duke thënë se nuk do të ketë dakordësi deri sa të gjithë negociatat për daljen të përfundojnë.
Të vendosur nën presion edhe nga progresi i ngadaltë i negociatave për Brexit, bizneset që operojnë në ekonominë e pestë më të madhe në botë, kanë kërkuar prej kohësh detaje për marrëveshjet e ardhshme tregtare me Bashkimin Europian.
Bizneset ndërkombëtare kanë thënë hapur shqetësimet e tyre se Britania mund të dalë nga blloku më i madh tregtar në botë pa asnjë dakordësi.
Theresa May tha se ka besim që Britania dhe Bashkimi Europian do të diskutojnë së shpejti mbi detajet e marrëveshjes tregtare dhe tha se bizneset duhet të jenë optimiste për ekonominë e vendit, pasi të ketë dalë nga Bashkimi Europian.
Sipas një sondazhi të Chartered Institute of Procurement & Supply, thuajse 2/3-tat e bizneseve të BE që punojnë me furnitorë britanikë, planifikojnë të zhvendosin zinxhirin e furnizimit jashtë vendit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.