May përballë parlamentit – Mbron marrëveshjen e Brexit, ndërkohë që injorohet nga ministrat
Kryeministrja e Britanisë Theresa May u përballë me një betejë në parlament për të shpëtuar projekt marrëveshjen e divorcit me Europën, pasi sekretari për Brexit dhe ministra të tjerë dhanë dorëheqjen, duke argumentuar se dakordësia do vendos në kurth Britaninë për vite me radhë.
Në një fjalim në parlament, kryeministrja nuk u tërhoq, duke paralajmëruar politikëbërësit se përballen me një vendim të ashpër.
Gjatë fjalimit, May theksoi projekt marrëveshjen, që sipas saj është opsioni më i mirë për britanikët dhe interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo pranoi se arritja e marrëveshjes me kabinetin nuk ka qenë një proces i lehtë, por shtoi se ata që nuk prisnin një parandalim për ashpërsimin e kufijëve në Irlandë, e kishin gabim.
“Ditën e Mërkurë, ne ramë dakord për kushte provizore të daljes nga Bashkimi Europian. Ne ramë gjithashtu dakord për marrëdhënien e ardhshme. Presidenti Juncker i ka shkruar tashmë presidentit të Këshillit Europian për të rekomanduar që është bërë progres i madh në negociata dhe do të zhvillohet një takim në datën 25 Nëntor. Bisedimet për Brexit duhet t’i shërbejnë interesit kombëtar dhe duhen ndërmarrë vendimet e duhura dhe jo ato të lehta”.
Pak orë pas lajmërimit të marrëveshjes, Ministri për Brexit, Dominic Raab dhe ministrja e punës dhe pensioneve Esther McVey dhanë dorëheqjen. Largimi i tyre, shtuar 2 ministrja të tjerë, trondit qeverinë e May dhe strategjinë e saj për Brexit, duke rritur shanset e daljes nga Europa pa marrëveshje.
Në parlament, politikanët e partisë së saj Konservatore, nisën të injorojnë me radhë projekt marrëveshjen, duke treguar se detyra e May për të bindur ministrat e saj është një mision i pamundur.
Shumë kritikuan bindjen ndaj rregullave të Europës pas muajit Mars të vitit që vjen. Të tjerë thanë se marrëveshja që Irlanda të qëndrojë në tregun europian, do të shkatërrojë Britaninë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.