May rrit kontrollin – Njofton riorganizimin e kabinetit, disa ministra pritet të qëndrojnë

Kryeministrja e Britanisë Theresa May, tha se do te lajmërojë ndryshime ne ekipin e saj të ministrave, duke riorganizuar kabinetin qeverisës. Sipas raportimeve në media, ministri i jashtëm, i financave dhe ai për Brexit, do të mbajnë pozicionet e tyre pas riorganizimit. Pas fushatës së dobët në zgjedhjet kombëtare një vit më parë, që goditën rëndë autoritetin e saj, Theresa May po drejton një qeveri minoritare, që i është ngarkuar detyra e menaxhimit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
Theresa May tha se ndryshimet janë të nevojshme, duke ndjekur largimin e një prej aleateve te saj të vjetër, Damian Green, të cilit ajo i kërkoi që të lë detyrën në muajin Dhjetor.
“Largimi i tij nënkupton se duhen bërë disa ndryshime”, tha Theresa May gjatë fundjavës.
Ajo shtoi se ky riorganizim do të vijë së shpejti, por nuk dha detaje të mëtejshme. Sipas një raportimi të Sunday Times, ministri i jashtëm Boris Johnson, ai i Financave, Philip Hammond dhe ministri per Brexit David Davis, nuk do të humbasin vendet e tyre të punës. Theresa May mori duartrokitje në Europë dhe brenda vendit në muajin Dhjetor, pas progresit të bërë në procesin e daljes nga Bashkimi Europian.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.