Mazhoranca “rrëzon” Presidentin – Nuk preket buxheti, “bie” Vitore Tusha
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrezuar dekretin e Presidentit për buxhetin e shtetit, duke e çuar sërish draftin për votim në seancën plenare. I pranishëm në Komision, Ministri i Financave Arben Ahmetaj i gjykoi të pabaza argumentat e Presidentit, ndërsa i bëri apel që duhet të kontribuojë në nxitjen e dialogut midis studentëve dhe qeverisë. Ahemataj bëri me dije se buxheti aktual për arsimin universitar i jep zgjidhje 8 kërkesave të studentëve.
Sipas Ministrit të Financave është mirëmenduar se ku do të ndërhyhet me subvencionimin e tarifave për studentët.
Ndërkaq, Komisioni ka rrëzuar edhe propozimin e Presidentit për kandidaturën e Vitore Tushës në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me argumentin se cënohen institucionet e reja të drejtësisë dhe nuk ka eksperiencën e duhur.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.