Mbaron “epoka” e ryshfetit, Hajdari: Rregulla për inspektimet, të ashpër me bizneset e paligjshme
“Nuk ka pse të paguajë ryshfet për të vazhduar punën e vetë. Nuk ka pse të sorollatet dhe të krijohet makth i madh nga trupat e inspektimit”.
Të parët që janë njohur me rregulloren e re e cila synon tu japë fund këtyre abuzimeve janë anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Për bizneset e ligjshme dhe të rregullta nga ana e inspektorëve do të ketë qasje këshilluese ndërsa për bizneset që kanë problem do të dalin nga tregu.
“Inspektoratet do jenë të ashpëra me ato biznese që konstatojmë paligjshmëri të mëdhaja gjatë prodhimit, gjatë importimit të mallrave, kushteve të sigurimit në punë, mjedisit, etj, por do jenë të ashpër me ata që shkelin ligjin. Biznesit të ndershëm do ti kthehet qetësia, do i kthehet siguria”.
Rregullorja e re e inspektimeve cila ka hyrë në fuqi në mes të muajit Gusht, synon që inspektimet të bëhen on line, të njoftuara paraprakisht, dhe në prani të biznesit, duke shmangur kështu abuzimet e mundshme nga ana e inspektorëve. Ndërsa për çdo ankesë, biznesi mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.