Mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia – Automjetet e kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse
Komanda mbështetëse e forcave të armatosura ka njoftuar se kanë mbërritur 6 autoambulancat e para nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për ministrinë e mbrojtjes dhe forcat tona të armatosura.
Gjithashtu është njoftuar se në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.
SCAN
KOMANDA MBËSHTETËSE E FORCAVE TË ARMATOSURA- MBËRRIJNË 6 AUTOAMBULANCAT E PARA NGA TURQIA, TË KOMPLETUARA ME TË GJITHA PAJISJET E NJË URGJENCE LËVIZËSE, PJESË E GRANTIT QË QEVERIA TURKE KA AKORDUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES DHE FORCAT TONA TË ARMATOSURA. NË KOMANDËN MBËSHTETËSE BRENDA PAK JAVËSH DO MBËRRIJNË EDHE QINDRA UNIFORMA, ÇADRA E PAJISJE QË DO TË MODERNIZOJNË OPERACIONET PËR EMERGJENCAT CIVILE.
Posted by Edi Rama on Tuesday, April 7, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.