Mbështetje për bujqësinë, Basha: Subvencionet do të shpëtojnë fermerët shqiptarë

Duke shpalosur programin e tij të posaçëm për të zhvilluar bujqësinë me fermerët e Korçës, Basha renditi njërin pas tjetrit vendimet e rëndësishme që do të marrë menjëherë si kryeministri i ri i vendit.
Sipas Bashës mund të ishte ndalur gërryerja e fermerëve shqiptarë, por subvencionet për ta kanë zbritur në 7 milionë dollarë dhe janë vetëm 45 fermerë grosistë që subvencionohen.
“Gjendja e fermerëve reflekton gjendjen e ekonomisë dhe ekonomia ka ardhur në këtë pikë ku Edi Rama ka rritur taksat, kur premtoi se do t’i ulte. Ka rritur me 240 lekë, taksën e naftës, me “Taksën Rama”. Pra, 240 lekë për litër më shumë, nafta ndër më të shtrenjtët e rajonit që ndikon drejtpërdrejt në ekonomi. Korrupsioni ka bërë kërdinë, tregu është në kolaps. Këta e kanë mendjen vetëm tek xhepi i tyre. Janë bërë si të tërbuar me njeri-tjetrin për pushtetin e tyre, për xhepin e tyre. Ndaj programi im ekonomik ka mbështetjen e bujqësisë – të parën. 100 milionë euro në vit që do të mundësojë së pari zerimin e kostos së mekanikës bujqësore”.
Nga ana tjetër Basha ka kujtuar edhe një herë se sapo të vij në pushtet do të ulë TVSH- në e cila do të rrisë konsumin.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.