Mbështetje për minatorët, Blushi: Do të rishikojmë politikat dhe statusin

Kryetari i Libra-s Ben Blushi ka vijuar fushatën e tij në Bulqizë për të prezantuar kandidatët e Libra.
Në fjalën e tij kryetari i Libra-s denoncoi politikat e shkatërrimit të minierave dhe varfërimit të Bulqizës.
Më tej Blushi premtoi rishikim të gjithë politikave për statusin e minatorit dhe mbështetje për të gjitha sindikatat e Shqipërisë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.