Mbetjet e përmbytura të minierave të qymyrit mund të ndihmojnë në ngrohjen e shtëpive të së ardhmes!

Pasojat e Revolucionit Industrial, i cili i kishte rrënjët në Britaninë e shekullit të 18-të, ishin të mëdha. Bollëku i qymyrit në Britani – si dhe lehtësia me të cilën mund të aksesohej – ishte një përbërës thelbësor në këtë pikë kthese historike, duke fuqizuar motorët me avull që ndihmuan në transformimin e shoqërisë.
Por gjërat kanë ndryshuar. Numri i minierave operative të qymyrit atje është ulur dhe qershorin e kaluar, autoritetet njoftuan se Britania do të ndalonte përdorimin e qymyrit për të prodhuar energji elektrike nga tetori 2024, një vit më herët se objektivi fillestar i 2025-ës.
Edhe pse shumica e minierave në MB janë mbyllur, historia e tyre shekullore nuk ka mbaruar domosdoshmërisht. Në Skoci, po punohet për të parë se si uji që ka përmbytur minierat e vjetra e të papërdorura mund të përdoret për të siguruar ngrohje të dekarbonizuar të ndërtesave.
Kryerja e këtij kërkimi është një objekt i njohur si Observatori Gjeoenergjetik i Glasgout, i cili drejtohet nga Shërbimi Gjeologjik Britanik. Janë shpuar një duzinë pusesh, me shumicën në Rutherglen, një qytet në juglindje të Glasgow.
Sipas atyre që qëndrojnë pas projektit, si Glasgow ashtu edhe Rutherglen ishin shtëpitë e disa prej minierave më të ngarkuara të qymyrit në Skoci. Pas mbylljes së tyre, përmbytjet natyrore i mbushën me ujë rreth 12 gradë Celsius.
Projekti ka bërë progres gjatë 12 muajve të fundit apo më shumë. Në verën e vitit 2021, u njoftua se testet e pompimit ishin përfunduar dhe mostrat u mblodhën nga 10 nga gropat e kantierit.
Një mori qeverish po përpiqen të largohen nga qymyri, por ai ende luan një rol vendimtar në shumë kombe. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, qymyri furnizon rreth një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike në mbarë botën. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.