Mbi 1.5 mln vizita për dhjetorin në e-Albania – Regjistrohen mbi 17 mijë përdorues të rinj
Rreth 1.5 milionë vizita dhe mbi 17 mijë përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar e-Albania gjatë muajit dhjetor. Ndërsa, sa i takon numrit total të përdorimeve të shërbimeve elektronike sipas statistikave mujore, rezulton se ka arritur në 430 141.
Ndërkohë, certifikatat familjare vijojnë të kryesojnë listën si shërbimi më i përdorur i muajit, ndjekur nga vërtetimi për pagimin e kontributeve dhe karta e shëndetit.
Po ashtu, certifikatat personale dhe vërtetimi për individ të paregjistruar po ashtu renditen si dy ndër shërbimet elektronike të përdorura më së shumti nga vizitorët e portalit.
Nga të dhënat analitike, po në vend të parë me numrin më të lartë vijon të mbetet shërbimi për aplikimin për pasaporta dhe kartë identiteti, me konkretisht 4375 përdorime në muaj.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.