Mbi 2100 biznese të reja nisin me “vrull” vitin – Shifrat për Janarin, 2021-shi kalon para krizën

Pavarësisht se tashmë po përballemi me një krizë të rritjes së çmimeve për qytetarët dhe të kostove për bizneset, ky vit nisi mbarë për ekonominë, duke pasuar 2021-shin ku rritja ekonomike ishte përtej çdo parashikimi. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, vetëm në muajin Janar u hapën 2144 biznese të reja në vend , duke bërë që numri i subjekteve aktive të regjistrohet në 117 mijë.
Ndërkohë gjatë vitit 2021 janë hapur në total 16.090 subjektë të reja në të gjithë vendin, me një rritje të ndjeshme në krahasim më 2020-ën, por duke kaluar edhe vitin para pandemisë. Kështu, në vitin 2020 u regjistruan për herë të parë 13.964 subjekte, duke bërë që rritja të jetë me 2126 biznese më shumë, kur se në raport me 2019 i cili ishte edhe vit normal, janë shtuar 311 subjekte. Ndikim ka pasur hapja e ekonomisë në tërësi gjatë vitit që lam pas, orientimi drejt teknologjisë si dhe programet e vetëpunësimit të aplikuara nga qeveria, për t’ua ardhur në ndihmë qytetarëve që humbën vendet e punës gjatë pandemisë për shkak të masave kufizuese anticovid.
Shërbimet dhe shitja me pakicë janë sektorët ku janë përqendruar më së shumti subjektete çelura rishtazi. Por ndërkohë që në fund të muajit Shkurt për shkak të luftës Rusi-Ukrahinë Shkurt nisi një rritje zinxhir e çmimeve që nga nafta, tek produktet e shportës, duke rritur edhe kostot mbi sipërmarrjet, pritet që kjo situatë e cila po vijon, të japë edhe efektet e saj në ekonomi dhe në inciciativën e qyterarëve për të bërë biznes.
Numri i bizneseve të reja
Viti 2019 15.779
Viti 2020 13.964
Viti 2021 16.090
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.