Mbi 500 inspektime gjatë 24 orëve të fundit – AKU vendos masa administrative në 2 subjekte tregtare
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 513 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë vendosur 2 masa administrative në një operator të biznesit ushqimor, përkatësisht një masë është dhënë për mungesë të etiketës në gjuhën shqipe dhe një masë administrative për tregtim të produkteve insekticide të paregjistruara në listën e miratuar të PMB-ve në Republikën e Shqipërisë si dhe referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 21 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.