Mbi 5800 biznese ulën “qepenat”/ Tregtia mban vendin e parë, ndiqet nga hotelet
Gjatë vitit 2019, 5882 biznese në të gjithë vendin ulën “qepenat” duke u çregjistuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni, 5415 prej tyre ishin me pronësi shqiptare, 147 me pronësi të huaj dhe 20 me pronësi të përbashkët.
Sa i takon fushës së aktivitetit ekonomik ku funksiononin, pjesa më e madhe e bizneseve që janë mbyllur, rezultojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe me pakicë; si dhe riparimi i automjeteve dhe motocikletave, ku numërohen 2 117 biznese të mbyllura, po ashtu një numër të konsiderueshëm prej 1 322 subjektesh e zë akomodimi dhe shërbimi ushqimor; 392 prej tyre ishin në aktivitete të tjera shërbimi; 310 në industrinë përpunuese, 241 në sektori e transportit dhe magaziminit, 220 në shërbime administrative dhe mbështetesë, ndërsa pjesa tjetër në fusha të tjera të ekonomisë.
Më pak çregjistrime janë në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimi me ajër të kondicionuar. Peshën më të madhe e mban Tirana, ndërsa numri më i vogël i takon Dibrës. Karahsimisht me 2018-ën, rezultojnë afro 2 mijë biznese më pak që kanë ndërprerë aktivitetin.
Biznese të çregjistruara sipas pronësisë
Shqiptare (100%) 5415
E Huaj (100%) 147
E Përbashkët (shqiptare – e huaj) 20
Çregjistrime sipas aktivitetit kryesor
Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve 2 117
Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 1 322
Aktivitete të tjera shërbimi 392
Industria përpunuese 310
Informacioni dhe komunikacioni 241
Transporti dhe magazinimi 229
Shërbime administrative dhe mbështetëse 220
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.