Mbi 629 mijë vërtetime online gjatë 2018-ës – Tatimet: Reduktohen vizitat në sportele. Kryesojnë pagesat e kontributeve

626,956 vërtetime vërtetime janë dhënë për taksapaguesit përmes portalit e-Albania gjatë vitit të kaluar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimëeve, pjesa më e madhe e vërtetimeve të dhëna për individët, subjektet apo punonjësit e interesuar janë vërtetime për pagesa të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Administrata Tatimore shton se ofrimi i shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm jo vetëm kontaktet e drejtpërdrejta me punonjësit e administratës, por edhe radhët e gjata dhe kohën e pritje.
“Për vitin 2018 janë dhënë 41,153 vërtetime në sportelet e Zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, në një kohë që për vitin 2017 janë dhënë rreth 250,000 vërtetime në spotele.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.