Mbikalimi Pallati me Shigjeta–Sheshi Shqiponja – ARRSH miraton projektin për rehabilitimin e segmentit rrugor
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja loti 1”.
Projekti i paraqitur nga Bashkia e Tiranës dhe përcjellë nga ana e Ministrisë, pas disa seanca konsultash me grupin e projektueseve të Bashkisë Tiranë u miratua në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Sipas njoftimit në projektimin e këtij kryqëzimi shumë të rëndësishëm për qytetin e Tiranës si dhe për gjithë Shqipërinë janë ruajtur të gjitha standarde e projektimit të një rruge të tipit A, si dhe duke realizuar një lëvizje më të mirë për trafikun lokal si dhe atë pedonal të zonës.
Gjithashtu, sipas njoftimit, projekti i sheshit “Shqiponja” vjen me qytetarët në fokus, duke u zhvilluar i gjithi në 3 nivele nëntoke për t’u aksesuar në nivelin e rrugës nga kalimtarët, autobusët, biçikletat dhe i është dhënë një rëndësi të veçantë gjelbërimit dhe aredimit urban.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.