Mbikëqyrësi francez: Kompania e njohjes së fytyrës mbledh të dhëna të paligjshme të qytetarëve!
Franca ka kërcënuar të gjobisë kompaninë e njohjes së fytyrës Clearview AI për mbledhjen e paligjshme të të dhënave të qytetarëve. Mbikëqyrja franceze për mbrojtjen e të dhënave (CNIL) tha se kompania amerikane kishte mbledhur mijëra foto të qytetarëve francezë pa pëlqimin e tyre.
Autoriteti ka urdhëruar zyrtarisht Clearview të fshijë bazën e të dhënave të saj të imazheve brenda dy muajve dhe të ndalojë mbledhjen e të dhënave. CNIL tha në një deklaratë se kompania kishte shkelur Rregulloren e rreptë të Bashkimit Europian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
“Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave biometrike kryhen pa bazë ligjore,” tha mbikëqyrësi të enjten. Clearview u citua gjithashtu për dështimin për të “adresuar në mënyrë adekuate dhe efektive të drejtat e individëve, duke përfshirë kërkesat për qasje në të dhënat e tyre”.
CNIL shtoi se ata kishin nisur një hetim pasi kishin marrë fillimisht ankesa në lidhje me softuerin e Clearview në maj 2020. Mbikëqyrësi tha se do të lejohej të gjobiste kompaninë amerikane nëse të dhënat nuk do të ishin fshirë brenda dy muajsh.
Clearview ka deklaruar më parë se “asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kontratë me asnjë klient të BE-së dhe nuk është aktualisht në dispozicion për klientët e BE-së”.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.