Mbjellja e pemëve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit porosit 45 mijë pisha
Aksioni për mbjelljen e pemëve të reja është shtrirë në të gjithë vendin, teksa kryeqyteti i afrohet objektivit të 100 mijë fidanëve të rinj. Në rang vendi, synimi për numrin e pemëve të reja të mbjella deri në vitin 2020 është edhe më ambicioz, me 20 milionë e 200 mijë pemë të reja.
Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij objektivi e ka dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila së fundmi ka hapur edhe procedurat për blerjen e rreth 45 mijë fidanëve të rinj 3-5 vjeçarë të llojeve të ndryshme të pishave. Fondi për blerjen e këtyre fidanëve është caktuar 4.7 milionë lekë.
Një pjesë të madhe të pemëve të reja që duhen mbjellë do ta kryejnë kompanitë private, në lejet mjedisore të të cilave shprehet detyrimi për mbjelljen e 6.7 milionë pemëve.
Pjesa tjetër do të mundësohet nga pushteti qendror, pushteti lokal, bizneset vendase dhe donacionet e ndryshme të qytetarëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.