Mbledhja e dy qeverive në Korçë, Rama: Do lehtësojmë procedurat në dogana. Së shpejti hapet zyra e Kosovës në Portin e Durrësit

Në Korçë u mbajt mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Mbledhja ka nisur pas mbajtjes së ceremonialit zyrtar të mirëseardhjes për kabinetin qeveritar të Kosovës.
Në nisje të kësaj mbledhje, kryeministri Rama ka bërë një bilanc të arritjeve mes dy vendeve nga mbajta e mbledhjes së fundit të dy qeverive dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve të përbashkëta.
Konkretisht, një pikë kur Rama u ndal ishte lehtësimi i procedurave doganore mes dy vendeve, por njëkohësisht përmendi edhe hapjen e zyrës për Kosovën në Portin e Durrësit.
“Janë në zbatim e sipër disa marrëveshje për shkëmbimet tregtare, për heqjen e tarifave, për lehtësimin e procedurave dhe kostove doganore. U lehtësuan ndejshëm te gjitha procedurat e transitit. Po punohen për hapjen e pikave doganore për të lehtësuar transportin e mallrave, ndërkohë që është vendosur edhe pika e gjelbër që lehtëson transportin gjatë stinës së verës. Të ulim kohën që qytetarët presin në kufi. Do të vijojmë punën për hapjen e zyrës së Kosovës, në Portin e Durrësit. Hapja e zyrës në Portin e Durrësit do të shërbejë në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të Kosovës me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera. Mallrat me destinancion Kosovën do të kryejnë të gjitha procedurat në Portin e Durrësit, kjo do të përbëjë edhe një shkurtim drastik në kohë për shkëmbimet tregtare”.
Kryeministri po ashtu ka folur edhe për linjën e interkonjeksionit 400 Kv midis dy vende, ku sipas tij edhe pse ka përfunduar nuk po vihet në punë për shkak të mungesës proceduriale të krijuar nga jashtë.
“Edhe pse ka përfunduar linja e interkeoneskionin 400 kv midis dy vendeve nuk po vihet në punë për shkak të mungesës proceduriale te krijuar nga jashtë. Kjo linjë është pa më të voglin dyshim një aks strategjik për të rritur ndërveprimin, për te konsoliduar një proces tërësor dhe rajonal. Në mënyrën tonë të të parit ne ende nuk pajtohemi”, shprehet kryeministri.
Rama shprehu angazhimin për të degëzuar projektin TAP në Kosovë dhe më pas në rajon. Nga ana e tij kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në proceset e pavarësisë, ndërkohë që e ka cilësuar si një hap tepër të rëndësishëm për të dy vendet, procesin e unifikimit të doganave.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.