Mbledhja e EFSE – Guvernatori Sejko flet për edukimin financiar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë këtë javë në Mbledhjen e Grupit Këshillimor dhe në Mbledhjet Vjetore të Fondit Europian për Evropën Juglindore, që u zhvillua në Split të Kroacisë.
Në diskutimin e tij, Guvernatori Sejko, u ndal në rolin që luan Banka e Shqipërisë në fushën e edukimit dhe promovimin e njohurive financiare. Ai tha se promovimi dhe koordinimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm të përfshirë në mësimdhënien e arsimit financiar mbetet një prioritet për Bankën e Shqipërisë.
Një tjetër çështje që Guvernatori theksoi gjatë konferencës ishte rëndësia që përfaqëson në ditët e sotme zhvillimi teknologjik sidomos në drejtim të rritjes së përfshirjes financiare.
Sipas tij, promovimi i risive në fushën teknologjike kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, por edhe shërben gjithashtu si një nxitës për një edukim financiar sa më të gjerë.
Fondi Evropian për Europën Juglindore (EFSE) ka për qëllim të forcojë zhvillimin ekonomik, përmes financimit afatgjatë, kryesisht për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe për familjet, nëpërmjet institucioneve partnere huadhënëse vendase.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.