Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë – Rama: Shqiptarët, Abetare të unifikuar: Kurti: Të flasim si diplomatë, të veprojmë si patriotë
Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës janë bashkuar këtë të premte për mbledhjen e shtatë të përbashkët. Të dy liderët e Qeverive, Edi Rama e Albin Kurti e kanë cilësuar speciale lidhjen mes dy vendeve, gjë që duhet të përkthehet edhe në nivel të afërt bashkëpunimi për shtetasit e ekonomitë. Në fjalën hapëse të mbledhjes, Kryeministri Rama tha se shqiptarët tashmë duhet të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit, ndërkohë që I parapriu edhe abetares shqipe të unifikuar që do përdoret jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se bashkëpunimi e mbrojtja e ndërsjellët mes dy shteteve është detyrë e lartë, dhe se shqiptarët duhet të flasin si diplomatë e të veprojnë si patriot. Ai përmendi disa prej projekteve më të rëndësishme ekonomike mes dy vendeve.
Në fund të mbledhjes së dy qeverive nënshkruan 15 marrëveshje të përbashkëta.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.