Mblidhet Komiteti i Ekspertëve – A do shtyhet orari i kufizimeve?
Ditën e sotshme Komiteti i Ekspertëve duke u bazuar në procesin e vaksinimit ka propozuar në mbledhjen e ditës së sotme zgjatjen e orarit të muzikës nga 22:00 në 23:00, ndërsa masat e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi si kanë qenë më parë.
Zëvendësministrja Mira Rakacolli u shpreh se Shqipëria ka një situatë të qëndrueshme epidemiologjike në një kohë që turizmi ka filluar normalisht.
Lidhur me të shtruarit në pavione Rakacolli u shpreh se ata janë me moshë mesatare mbi 65 vjeç dhe nuk janë vaksinuar. Sipas saj mosvaksinimi është arsyeja kryesore që këta të infektuar po shfaqin simptoma të rënda.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.