Mblidhet Komiteti i Ekspertëve / A do ndryshojë orari i karantinës?

Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të njoftojë masat e reja anti-Covid në vend.
Pak ditë më parë në fletoren zyrtare u publikua urdhri që njoftonte lejimin e grumbullimeve duke nisur nga data 25 mars.
Në urdhrin e publikuar në fletoren zyrtare thuhej se ndryshon togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë”, i cili zëvendësohet “deri në datën 25.3.2021”.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ndërkohë paralajmëroi sot se nuk është ende momenti për të ndryshuar masat aktuale që janë vendosur me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Komiteti ka vendosur që masat të mbeten në të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera, përfshirë moslejimi i grumbullimeve. Do vazhdojë ora policore nga 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Baret dhe restorantet do punojnë deri në orën 08:00, dhe pastaj do punojnë me delivery, shkollat do të vazhdojnë online, do vijojë pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe.
“Edhe pse ne kemi vazhduar me vaksinimin, një gjë duhet ta kemi të qartë që indikatorët kryesorë s’janë ulur në mënyrë drastike sa të jemi në periudhë për të konsideruar masa të një karakteri tjetër. Edhe harta e Evropës tregon në mënyrë specifike për rritje të numrave si në Evropë dhe në Rajon”, tha Fico në mbledhjen e komitetit teknik të ekspertëve në 24 mars.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.