“Mbretëresha e Europës” rizgjidhet – Merkel siguron mandatin e katërt nga parlamenti gjerman
Bungestagu, parlamenti i Gjermanisë ka zgjedhur Angela Merkel për një mandat të katërt si kancelarë, duke i dhënë kështu fund një ngërçi politik gati 6-mujor në ekonominë më të madhe të Europës.
Ligjvënësit votuan 364-315 ditën e Mërkurë për të rizgjedhur Merkel, e cila kandidoi pa një kundërshtar. Gjithashtu pati edhe 9 abstenime.
Koalicioni i Merkel përbëhet tashmë nga partia e saj konservative CDU, simotra në Bavari, Unioni Kristian-Social (CSU) dhe Social Demokratët e qendrës së majtë, për një total prej 399 ndenjësesh.
Të njëjtat parti kanë qeverisur për katër vitet e fundit, por formimi i një koalicioni kësaj radhe ishte më i vështirë.
Nëse Merkel do të shërbejë deri në fund të këtij mandati të katërt, atëherë 63-vjeçarja mund të barazojë apo kalojë qëndrimin maratonë të mentorit të saj, Helmut Kohl, i quajtur edhe “kancelari i riunifikimit”.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.