Mbretëria e Bashkuar aprovon vaksinën e tretë! Siguron 17 milion doza nga Moderna
Rregullatori i kujdesit shëndetësor në MB ka aprovuar vaksinën Moderna COVID-19 për përdorim.
Është vaksina e tretë që vendi ka miratuar si pjesë e programit të saj të vaksinave së bashku me ato nga Pfizer / BioNTech dhe AstraZeneca.
Britania e Madhe ka siguruar 17 milion doza të vaksinës, por ato nuk pritet të jenë në dispozicion deri në pranverë.
Qeveria tha se shkencëtarët nga Agjencia e saj Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) kryen një “vlerësim të plotë dhe rigoroz” së bashku me Komisionin e Pavarur për Ilaçet Njerëzore për të siguruar që kjo vaksinë plotëson standardet e kërkuara të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit.
Rregullatori i ilaçeve i BE, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandoi gjithashtu të mërkurën autorizimin e vaksinës, e dyta që do të marrë dritën e gjelbër pas Pfizer.
Blloku prej 27 kombesh ka porositur deri në 160 milion doza të vaksinës. Ashtu si vaksina Pfizer / BioNTech, Moderna përdor RNA (mRNA) për të udhëzuar qelizat për të bërë proteina që luftojnë koronavirusin.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.