Mbretëria e Bashkuar nuk i jep status diplomatik ambasadorit të BE – “Vendimi nuk vjen nga euroskepticizmi”
Një mosmarrëveshje gati njëvjeçare në lidhje me refuzimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dhënë statusin e plotë diplomatik të misionit të BE në MB është përkeqësuar, me disa letra zyrtare që zbulojnë se shefi i punëve të jashtme të BE ka shqetësime serioze në lidhje me statusin që u jepet zyrtarëve të BE në MB.
Çështja do të diskutohet në një këshill të punëve të jashtme të BE të hënën, takimi i parë i tillë i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare që nga përfundimi i tranzicionit Brexit.
Mbretëria e Bashkuar ka këmbëngulur se nuk do t’i japë ambasadorit të BE në Mbretërinë e Bashkuar, João Vale de Almeida dhe misionit të tij prej 25 anëtarësh privilegjet dhe imunitetet e dhëna diplomatëve sipas Konventës së Vjenës.
Edhe pse Britania e Madhe këmbëngul se vendimi i saj nuk ka lindur nga euroskepticizmi, Britania e Madhe është praktikisht unike në marrjen e këtij vendimi. Blloku gëzon status të plotë diplomatik me 142 vende të tjera në botë ku ka delegacione dhe ku ambasadorëve u jepet statusi i njëjtë me diplomatët që përfaqësojnë kombet sovrane.
Nën Donald Trump, SHBA uli statusin diplomatik të misionit të BE për gati një vit, por më pas ndryshoi pozicionin e saj në Mars 2019.
Pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar pasqyron një debat më të gjerë brenda MB për zhvillimin e diskutimeve me BE mbi një politikë të përbashkët të jashtme pas Brexit.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.