“Mbreti” i pagesave në Gjermani – Paraja fizike fillon të humbasë ndaj pagesave elektronike

Paraja fizike nuk është më “mbreti” i pagesave në Gjermani, sipas një studimi të Bundesbank. Banka Qendrore e Gjermanisë ka qenë prej kohësh mbështetëse e parasë fizike në një kohë të zhvendosjes globale në forma të pagesave elektronike si kartat e debitit dhe të debateve ndërkombëtare mbi paranë dixhitale të emetuar nga bankat qendrore.
Megjithatë, një sondazh drejt 2,000 individëve nga Bundesbank, tregoi se pagesat me karta po fillojnë të shtohen, pavarësisht se paraja fizike qëndron metoda e preferuar. “Cash-i vazhdon të mbetet metoda më popullore, por pagesat nëpërmjet kartave po tregojnë rritje”, deklaron Bundesbank.
Paraja fizike zinte 47.6% të totalit të volumit të transaksioneve në Gjermani vitin e kaluar, në rënie nga 53.2% krahasuar me 3 vite më parë. Kartat përbënin 39.4% të totalit të transaksioneve në 2017-ën, krahasuar me 33% në 2014-ën, duke reflektuar një tendencë globale që ka qenë prej kohësh prezente në vende të tjera përfshirë Suedinë dhe Britaninë. Pagesat në internet janë rritur gjithashtu, por vetëm në 3.7% të totalit të volumit.
Gjermanët dhe Austriakët janë përdoruesit më të mëdhenj të parasë cash’ ndër vendet më të pasura të Eurozonës, sipas një studimi të Bankës Qendrore Europiane. Kjo preferencë është lidhur me shqetësime mbi privatësinë dhe një pasigurie të rrënjosur thellë në vend, që sipas analistëve daton që nga periudha e komunizmit.
Sipas sondazhit të Bundesbank, shumica e gjermanëve mendojnë se heqja e banknotave dhe monedhave do të shkaktonte probleme ndaj një pjese të madhe të popullsisë, si të moshuarit, ndërsa vetëm 1/3-a e të anketuarve u përgjigjën se e shohin si një mënyrë për të luftuar evazionin fiskal dhe pastrimin e parasë.
Një plan i Qeverisë gjermane për të rritur tavanin e pagesave në cash prej 5,000 euro u përballë me rezistencë 2 vite më parë përfshirë nga vetë banka qendrore.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.