Mbrojtja e konsumatorëve – Harxhi: Struktura pranë njësive vendore për rregullat e tregjeve
Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve do të ngrihen struktura pranë njësive vendore për të informuar dhe për të përcaktuar rregullat për shitjet në tregje. Ky është një nga ndryshimet që parashikon projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave Elton Harxhi ka bërë publike në komisionin e Ligjeve të gjitha ndryshimet që parashikohen për mbrojtjen e konsumatorëve.
Projektligji është votuar në parim nga të gjithë anëtarët e pranishëm, ku vlen të përmendet se komisioni ishte bojkotuar nga deputetët e opozitës.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.