Mbrojtja e konsumatorit – Marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave dhe AMA
Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, Gentian Sala, nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet MFE dhe AMA, për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të konsumatorëve në fushën e mediave audiovizive, gjatë praktikave tregtare të ofrimit të shërbimeve nga operatorët e fushës.
“Mbrojtja e konsumatorit është një ndër politikat më të rëndësishme të qeverisë dhe për të garantuar këtë, është detyrim i institucioneve shtetërore jo vetëm të hartojnë politika dhe akte ligjore, por ti bëjnë ato sa më funksionale dhe të zbatueshme,” njoftoi ministrja Denaj.
Sipas saj kjo marrëveshje i hap rrugë bashkëpunimit mes dy institucioneve përmes një platforme komunikimi transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm publik.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.