Mbrojtja e mjedisit – Taksë e re për transportin ajror, kush përjashtohet
Qeveria suedeze ka propozuar një taksë të re për aviacionin, si një përpjekje për të kufizuar ndikimet e transportit ajror në mjedis.
Pasagjerët që largohen nga aeroportet suedeze do të ngarkohen me një pagesë shtesë midis 60 dhe 400 kronor ($ 7 dhe $ 48) në varësi se ku po fluturojnë.
Pagesa do të zbatohet për të gjithë, përveç ekuipazhit të fluturimit, pasagjerëve që udhëtojnë pa ndryshuar aeroplanët dhe foshnjat që mbahen në krahët e prindërve apo kujdestarëve.
“Qëllimi i taksës është të minimizojë gjurmët e karbonit të fluturimeve pas një rritje të lartë në udhëtimin ajror”, ka deklaruar ministrja suedeze e Mjedisit, Isabella Lovin.
Nga ana tjetër kjo nismë e qeverisë shihet si pa efekt për Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila ka deklaruar se tatimi nuk pritet të reduktojë shumë emetimet.
Një raport i qeverisë vlerësoi se tatimi mund të reduktojë potencialisht emetimet e serrave deri në dy për qind.
Kjo taksë është kritikuar nga Partia Qendrore, e cila arsyeton se nuk duhet shtuar taksat, por kërkesat për linjat ajrore që të përdorin më shumë biokarburante. Mbi 53 për qind e suedezëve e mbështesin këtë taksë, sipas një studimi të “Dagens Nyheter (DN)”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.