Mbrojtja e te dhënave personale – Emetohet pulla me konceptet e mbrojtjes së privatësisë
Me zhvillimin e madh te teknologjisë së informacionit gjatë viteve të fundit shoqëria po përballet edhe me “humbjen” e shumë të dhënave personale apo siç njihet ndryshe privatësisë.
Me rastin e Ditës Europiane për mbrojtjen e të dhënave Personale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Postën Shqiptare prezantuan emetimin e një pulle të veçantë kushtuar kësaj dite.
Komisioneri Besnik Dervishi, u shpreh gjatë këtij prezantimi se kjo pullë përfaqëson në të gjithë elementet e saj konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe sidomos marrëdhënien që ka aktualisht çdo individ me teknologjinë.
Pulla “28 Janari-Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” doli për herë të parë në qarkullim me 28 dhjetor të 2017.
Ajo ka përmasa 40 me 30 milimetra dhe emisioni përbehet vetëm nga një pullë me vlerë 2500 lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.