Mbrojtja kibernetike, ministri Peleshi vizitë zyrtare në Izrael
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael,ku së bashku me ministren per Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi,morën pjesë në konferencën IMPROVATE,gjatë së cilës u fol mbi mbrojten kibernetike.
Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se vendet e Ballkanit kanë humbur shumë kohë prej sistemit të gabuar,e se tani ka ardhur koha të ecin me ritme të shpejta për të arritur ritmet e vendeve të përparuara.
Ndër të tjera ai i bëri thirrje dhe ftesë bizneseve izraelite të kapitalit për sipërmarrje innovative.
Peleshi tha se zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë sjellë përfitime të mëdha, por njëkohësisht sfida dhe kërcënime po aq të mëdha, çka e bën jetësore mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike.
Në këtë pikë, ministri kërkoi më shumë angazhim, bashkëpunim e koordinim më të madh ndërkombëtar, për të ofruar siguri kundër sulmeve kibernetike të çdo lloji e që janë ndër më të përhapurat në ditët e sotme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.