Mbrojtja nga zjarri – Blerja e automjeteve, 50 mln për bashkitë
Për të përballuar zjarret, pushteti vendor do të pajiset me automjete të reja zjarrfikëse.
Në mbledhjen e fundit Këshilli i ministrave ka miratuar një fond me shumë 50 milionë lekë që do të shkojnë për funksionin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, që do ti shpërndahen për blerje automjetesh zjarrfikëse bashkive.
Fondet e mbetura pas përfundimit të procedurave të prokurimit rishpërndahen për bashkitë e tjera, me vendim të Këshillit të Ministrave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.