Mbulesa vaksinale sipas kategorive – Shifrat e pjesshme / Manastirliu: 89% e bluzave të bardha dhe 82% e grupmoshës 60-70 vjeç
Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhëna mbi mbulesën vaksinale sipas grupeve të vaksinuara për COVID-19. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë tha se për kategorinë e punonjësve të shëndetësisë dhe punonjësve të qendrave rezidenciale të përkujdesit shoqëror rezultojnë të vaksinuara 89%, ndërkohë që për grupmoshën 60-70 niveli i vaksinimit ka arritur në 82%. Megjithatë, Manastiliu nuk ka bërë publike të dhënat mbi fashat e tjera apo kategoritë prioritare, sikurse janë mësuesit, punonjësit e transportit publik, gazetarët, punonjësit e fasonerive apo operatorët turistikë.
Deklaratat e Manastirliut u bënë gjatë diskutimeve të marrëveshjes së re me distributorin turk për 500 mijë vaksina Coronavac.
Të hënën, në Shqipëri mbërritën edhe 20 doza të vaksinës AstraZenca si donacion nga shteti grek.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.