Mbyllen 12 shkolla në Francë. Rriten rastet me Covid-19. Pjesa tjetër funksionon normalisht
Covid-19 ka detyruar mbylljen e 12 shkollave në Francë, por pjesa e mbetur prej thuajse 60,000 është hapur siç u planifikua në nisje të vitit akademik, sipas ministrit të Arsimit, jean-Michel Blanquer.
“Ka qenë një javë e mirë pavarësisht se ka patur disa probleme. Mbi 12 milionë nxënës janë rikthyer në shkolla, pavarësisht vështirësive në lidhje me masat parapërgatitore dhe shqetësimet që ekzistojnë në komunitet.”
Ai tha se 10 shkolla të tjera janë mbyllur për të njejtën arsye në “La Reunion”, një nga dy ishujt në Karaibe të administruar nga Franca. Viti shkollor francez nisi ditën e Martë, me disa sindikata të prindërve dhe mësuesve që shprehën shqetësime se virusi mund të përhapet brenda klasave. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ka regjistruar më shumë se 7,000 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit për dytën ditë radhazi, fare pranë nivelit rekord prej 7,578 të shënuar më 31 Mars.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.