“Mbyllet” buxheti 2018, pritet miratimi nga qeveria! Paketa e re fiskale, pas disa ditësh
Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka dhënë dorën e fundit draftit të buxhetit të vitit 2018.
Burime nga ministria i konfirmuan gazetares së SCAN, Violeta Shqalsi se projekti do të dërgohet në qeveri ditën e sotme dhe në mbledhjen që pritet të mbahet nesër, do të bëhet edhe miratimi e kalimi më pas për shqyrtim në Kuvend. Nga ana tjetër, paketa fiskale do të kalojë në qeveri pas disa ditësh.
Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të reflektojë strukturën e re të qeverisë dhe një riorganizim të fondeve për faktin se një serë institucionesh i janë nënshtruar riorganizimit (bashkim ose shkrirje).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.