Mbyllet loti 3, Bashkia Kamëz përfundon ndërtimin e rrugës “Demokracia” (FOTOT)
Kanë përfunduar punimet në lotin 3 të rrugës “Demokracia” në Paskuqan për asfaltimin përfundimtar të saj. Loti 3 i kësaj rruge ka një gjatësi prej rreth 2 km, duke u përfunduar investimi i planifikuar përgjatë vitit 2017. Loti 3, ashtu si gjithë rruga “Demokracia”, është i pajisur me të gjitha standardet bashkëkohore dhe i gjithë investimi financohet vetëm nga buxheti i Bashkisë.
Një sërë investimesh të tjera janë duke u realizuar në Njësinë Administrative të Paskuqanit, të cilat do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së infrastrukturës urbane, duke ofruar kështu edhe kushte më të mira jetese për qytetarët e kësaj njësie, por edhe për qytetarë të tjerë që kalojnë në këtë rrugë.
Një tjetër investim i Bashkisë Kamëz është edhe asfaltimi i urës lidhëse me Tiranën, duke realizuar dhe marrë përsipër edhe pjesën që i përket Bashkisë së kryeqytetit, me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Kamzës, por edhe të Tiranës e të gjithë atyre që kalojnë në këtë segment të rëndësishëm rrugor. Ky investim u realizua gjithashtu vetëm nga Bashkia Kamëz në kuadrin e partneritetit publik-privat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.