Mbyllet procesi-Rivlerësimi i banesave dhe pronave me tarifë 2 %, sot afati i fundit
Dita e sotme është afati i fundit kur mund të bëhet aplikimi për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tarifë 2 %. Pas ditës së sotme, për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të duhet të paguhet një tarifë prej 15 %.
Procesi i rivlerësimit me tarifë 2 % nisi në shtator të vitit të kaluar por për shkak të interesit të ulët, qeveria vendosi në shkurt të këtij viti që të ndërmarrë një shtyrje tjetër deri me 31 maj për t’u dhënë më shumë kohë qytetarëve që të përfitojnë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.